Interpol Tirana ka vënë në pranga një 38-vjeçar nga Maqedonia e Veriut që kërkohej nga autoritetet sllovene për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Qafë Thanë
Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Slloveninë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë 38-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë të shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë./albeu.com