Kërkesa e gjyqtarit shtyn seancën për Saimir Tahirin

Seanca për Sairim Tahirin dhe Jaeld Çelën është shtyrë. Shkak është bërë gjyqtari i çështjes, i cili ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e dosjes së ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës.

Seanca është shtyrë për në datën 17 janar ora 11:00.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë zbardhi disa javë më parë dosjen e Tahirit dhe vendosi ta rikthejë sërish për gjykim te një trup e re e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) me argumentin se gjatë gjykimit të çështjes ka pasur shkelje proceduriale.

Përveç konfliktit të interesit të gjyqtares Albana Boksi, Gjykata thotë se Prokuroria u dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza dhe se nuk i dha mundësinë ish-ministrit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës që u dënua me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.


Shtuar 5.01.2022 10:35