Kërkesa e 7 deputetëve demokratë, Bardhi: Do thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar

Gazment Bardhi ka deklaruar për “Panorama TV” se do të mbledhë Këshillin Kombëtar.

Kjo vjen pas kërkesës që 7 deputetë të PD i bënë për të ushtruar kompetencat si sekretar i përgjithshëm?

Bardhi, keni marre nje kerkese nga 7 deputetet per te ushtruar kompetencat si sekretar i pergjithshem?

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, sqaroi Bardhi.

 

 


Shtuar 24.07.2023 13:40