PD drejt bashkimit për zgjedhjet lokale? Përgjigjet Gazmend Bardhi

Gazment Bardhi është autorizuar nga Enkelejd Alibeaj për të zhvilluar negociata me grupin e Berishës, lidhur me zgjedhjet lokale të vitit 2023.

“Edi Rama ka nga një kandidat për secilën bashki, dhe të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe opozita, duke sjellë një kandidat rivalizues”, është shprehur Bardhi.

Duke folur për gazetarët jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Gazment Bardhi u shpreh se me Edi Palokën nuk do të negociojë, por do të ketë një bisedë të hapur mes kolegëve.

“Në dijeninë time Berisha ka caktuar Palokën për të biseduar. Unë do të kontaktoj me të, një koleg i imi në Grupin e PD. Nuk do të negocioj me Palokën. Do të shohim mundësinë për të pasur një kandidat të përbashkët që të rriten shanset për të fituar në mënyrë të konsiderueshme. Do të bisedoj për të parë se cili është qëndrimi i kolegëve që përfaqëson Paloka. Do të shpreh qëndrimin që do të mbajnë kolegët që më kanë mandatuar për këtë proces bisedimesh. As nuk hyjmë me kushte as nuk pranojmë kushte. Sepse nuk pranojnë demokratët kushte. E kemi për detyrë t’ua japim këtë mundësi. Sesi do të biem dakord, ju lutem pak më shumë durim. Ne hymë në këtë proces për të gjetur forma bashkëpunimi për çështjen e zgjedhjeve lokale…Fakti është që Rama ka një kandidat në cilën prej këtyre bashkive dhe opozita duhet të ketë një kandidat rivalizues,” tha Bardhi para gazetarëve./albeu.com/