Kërcimi para varrit të stërgjyshes, Dalina Buzi i del në krah Megit: Nuk kam asnjë probem me humorin për vdekje

Video e Megi Pojanit që kërcen dhe bën gallatë në varrin e stërgjyshes ka bërë xhiron e rrjetit në internet, duke shkaktuar reagime të shumta.

Shumë përdoruse  në internet e kanë konsideruar veprimin e moderatores të pahijshëm dhe mungesë totale respekti për të vdekurit.

Të lidhura

None found

Sakaq Dalin Buzi duket se ka një perceptim ndryshe nga masa.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo thotë se veprimi i Megit nuk është aq tragjik sa duket, duke iu referuar në këtë mënyrë komedisë së zezë.

Dalina thotë se vazjat e saj e kanë humorin më të zi se sa Megi dhe diccka e tillë është në rregull.

Ajo thotë se nuk ka asnjë problem me humorin për vdekje, sepse vdekja është fakt, vdekja ndodh.

Prandaj ajo u sugjeron përdorusve të rrjeteve sociale të qendrojnë të qetë, për deri sa askush nuk po bën humor mbi varrin e familjarit të tyre.

Sipas Dalinës problem është mënyra se si perceptohen gjërat.

Ndër të tjera Dalina zbuloi se dhe ajo e ka përdorur varrin e babait të saj për arsye pune në xhirimet e një seriali, pasi i kushtonte më pak financiarisht.

/albeu.com/ 

 

 

 


Shtuar 24.04.2023 15:37