Kërcet arma në Vlorë, një i vrarë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorë, ku një person ka mbetur i vrarë.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në afërsi të Biblotekës së qytetit përballë Kishës Orthodokse.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Leartiad Lekaj 41-vjeç.

Ende nuk dihet detaje të tjera, ndërsa mësohet se policia është në vendngjarje dhe po heton rastin.

Dyshohet se 41-vjeçari është qëlluar nga persona të cilët lëviznin me një makinë Audi me targa italiane.


Shtuar 9.09.2023 22:11