Kërcet arma në Laç! Plagoset 25-vjeçari, policia blindon zonën për të kapur autorin 

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Kurbin, Laç mesditën e sotme. Burimet bëjnë me dije se një  25-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin mesditën e sotme.

Paraprakisht bëhet me dije se 25-vjeçari me inicialet E.P.(T) ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet e Laçit dhe është vënë në kërkim të autorit. Për momentin janë zbardhur vetëm inicialet e tij: K.K( I) 27 vjeç.

Njoftimi i policisë Kurbin:

Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia 27-vjeçari.  Me datë 14.08.2021, rreth orës 11:20, Policia e Komisariatit Kurbin, ka marrë informacion se në lagjen nr.2 Laç është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E.P( T) 25 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit K.K( I) 27 vjeç, banues në Kurbin, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes. Shërbimet e policisë në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo provë në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të e plotë të ngjarjes.