Kërcënuan rojen, dy “skifterat” grabisin firmën e ujit në Lushnjë

Policia e Lushnjes është vënë në kërkim të grabitësve të cilët mbrëmjen e djeshmë kanë grabitur një firmë uji.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në fshatin Zhamë Sektor, Njësia Administrative Dushk ku dy persona ende të paidentifikuar duke kërcënuar rojen, kanë marrë një sasi parash.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorëve.


Shtuar 31.03.2021 09:13