Një 75-vjeçare është arrestuar në Sarandë pasi ka kërcënuar me thikë mbesën e saj gjatë një konflikti për motive të dobëta. E moshuara dyshohet se ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje mes të afërmve, duke përfunduar me kërcënimin e mbesës nga gjyshja.
Autoritetet kanë arrestuar shtetasen Z.V., banuese në Sarandë, dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.