Kërcënohet me jetë polici, 10 fishekë në derë të shtëpisë

Një punonjës i policisë së Kosovës është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Ka qenë vetë efektivi që ka bërë denoncimin në polici.

Ai raporton se ka gjetur 10 fishekë përpara derës së shtëpisë së tij. Sipas denoncimit, ai thotë se ky kërcënim lidhet me punë si efektiv policie.

Ndërkohë nga autoritetet nuk ka ende asnjë pistë hetimi lidhur me këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ Gjilan 20.11.2021-13:29. Denoncuesi, pjesëtar i PK-së, ka raportuar se para derës së oborrit, ka hasur 10-fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ankuesi dyshon se kjo është kanosje dhe ndërlidhet me punën e tij në polici. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.