Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka pasur kërceënime me bombë, ka bërë me dije Valentina Gara, zëdhënëse e aeroporti.

Ajo njofton se udhëtarët dhe personeli i Aeroportit janë larguar nga aty, ndërsa janë angazhuar ekipet emergjente.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, thuhet në njoftim.


Shtuar 6.02.2023 16:43