Kërcënimi me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka rezulutar të jetë i rremë, dhe aeroporti tashmë është i hapur për fluturime.
Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
Të lidhura
None found
Më herët, Gara tha se pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar.
Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili gjithashtu rezultoi i rremë. /REL
