Këputet linja e tensionit të lartë në Pukë, i gjithë territori pa energji elektrike

Puka ka mbetur pa energji elektrike prej mesnatës së djeshme si pasojë e një defekti teknik.

Mësohet se linja e transmentimit 35 kilovolt është këputur në Fushë-Arrëz për shkak të reshjeve të dendura të natës, e si pasojë i gjithë territori i Pukës është pa energji elektrike.

Mbrëmjen e kaluar pjesa veriperëndimore e Shqipërisë u përfshi nga reshje të dendura të shiut që kanë sjellë edhe dëme dhe në prodhimet bujqësore.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, reshje të dendura breshëri kapluan Shkodrën.

Shtuar 14.05.2021 10:05