Ushqime të caktuara mund të na lënë një shije të hidhur në gojë, por duhet të dini se këto të fundit nuk janë shkaku i vetëm. Kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi shëndetësor, ndaj më poshtë ne do të rendisim të gjitha arsyet, përse në gojë keni një shije të hidhur.
Duhanpirja
Ekspertët thonë se pirja e duhanit mund të dëmtojë receptorët e gjuhës duke na e bërë më të vështirë shijimin. Për më tepër, duhanpirja mund të lërë të gjitha llojet e shijeve të pakëndshme në gojën tuaj, duke filluar nga e hidhura deri tek ajo metalike.
Thithja e kimikateve
Tymi i duhanit nuk është i vetmi që mund të lërë shije të hidhur në gojë, por edhe kimikatet si benzeni, benzinës dhe pluhurit të gomës gjithashtu mund të shkaktojë këtë problem. Pra të ekspozuarit ndaj këtyre lëndëve është përgjegjëse për shijen e hidhur.
Higjiena orale
Nëse prej disa ditësh nuk i lani dhëmbët, gjuha juaj do të mbulohet nga mbetje, qeliza të vdekura dhe baktere. Kjo mund të jetë një tjetër arsye përse fryma juaj nuk është e freskët dhe në gojë keni shije të hidhur.
Refluksi acid
Nëse vuani nga zbaticat e acidit me shumë mundësi këto të fundit do t’ju lënë në gojë një shije aspak të këndshme. Ju mund të ndjeni djegie stomaku dhe shqetësime të aparatit tretës. Kjo shije e hidhur është për shkak të ngjitjes së acideve të stomakut dhe përmbajtjeve të tjera të stomakut deri në ezofag, fyt dhe gojën tuaj.
Dehidratim
Për të shmangur problemin, sigurohuni që të pini shumë lëngje gjatë ditë. Ekspertët rekomandojnë që të pini rreth 8 gota ose ujë çdo ditë për të shmangur dehidratimin.
Shtatzënia
E fundit por jo më pak e rëndësishme, nëse jeni shtat .zënë me shumë gjasa mund të ndjeni një shije të hidhur në gojë. Kjo është krejtësisht normale për shkak të mosbalancimit hormonal.