Keni nxehtë kur shtriheni të flini? Ja disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni rehat

Ditët e verës janë vërtet të nxehta por që ua gjejmë zgjidhjen shumë kollaj. Ndezim kondicionerin dhe fikim pasi të freskohemi. Kurse gjatë natës është shumë e vështirë, pasim mund të na zërë gjumi dhe të zgjohemi krejtësisht të ngrirë për shkak se mund të kemi harruar ndezur kondicionerin. Kështu që ndiqni vetëm disa hapa të thjeshtë:

1 – Freskoni dhomën me një ventilator apo me çfarë të keni mundësi për të paktën një orë.

2 – Hiqni çarçafin e jorganit dhe merrni diçka më të lehtë;

3 – Çarçafin që do merrni futeni në frigorifer për 10 minuta;

4 – Mos u zhvishni lakuriq;

5 – Bëni dush me ujë të freskët;

6 – Flini vetëm;

7 – Mos konsumoni alkool para se të flini./albeu.com