Keni nevojë për pak freski? Ja si të përgatisni akulloren me qershi në kushte shtëpie

PËRBËRËSIT: 380 g qershi të pastruara, 400 ml panna për ëmbëlsira, 200 mln qumësht i kondensuar dhe 40 g sheqer.

PËRGATITJA: Qershitë e pastruara, të cilave u kemi hequr bishtat dhe bërthamat, i vendosim bashkë me sheqerin në flakë të ulët dhe i përziejmë vazhdimisht për 10 minuta. Fikim zjarrin dhe i lemë të ftohen.

Në një enë përziejmë me rrahës elektrik panna-n e ftohtë derisa të formohet pak, por mos e përzieni shumë, shtojmë qumështin e kondensuar dhe e përziejmë edhe pak.

Te masa e përgatitur shtojmë qershitë e karamelizuara me sheqerin dhe i përziejmë përsëri. Të gjithë masën e vendosim në një enë me kapak dhe e vendosim në ngrirje për 6 orë. Para servirjes e nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta përpara. Ju bëftë mirë!/albeu.com


Shtuar 29.06.2022 17:26