Keni në plan të shkoni për pushime me makinë? Pesë mënyra për të mos u lodhur gjatë rrugës

Nëse keni vendosur të bëni pushime me makinë këtë vit, janë disa gjëra që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Është e sigurt që do të bëni një rrugë të gjatë, por vapa dhe ngasja do t’ju lodhin, por lodhjen mund ta ulni në minimum në disa mënyra.

Në rast se do të jeni shofer, është e rëndësishme të jeni mjaftueshëm të pushuar dhe të gatshëm për udhëtimin, por edhe t’u kushtoni vëmendje këtyre gjërave, shkruan albeu.com.

Koha më e mirë për të shkuar

Herët në mëngjes, rreth orës gjashtë, është koha më e mirë për t’u nisur. Sigurisht, gjumi më i gjatë para udhëtimit është i domosdoshëm. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të shkoni në shtrat më herët natën para nisjes në mënyrë që të zgjoheni të pushuar.

Në mëngjes, ajri është i ftohtë dhe i freskët, gjë që do t’ju zgjojë me sukses , por edhe do t’ju japë forcë të mjaftueshme për udhëtimin.

Bëni pushime

Ju duhet të pushoni për të paktën 15 minuta çdo dy orë ngarje. Dilni nga makina, shtrini këmbët ose bëni një shëtitje. Lëvizja sigurohet nga oksigjeni që arrin në tru. Kjo do të përmirësojë përqendrimin tuaj, duke parandaluar në të njëjtën kohë dhimbjet e shpinës dhe këmbëve.

Kujdes me ajrosjen e makinës

Kushdo që drejton një makinë me dritare të hapura ose me ajër të kondicionuar është në rrezik të ftohtit. Është më mirë të ajrosni makinën gjatë pushimit .

Është mirë që herë pas here të spërkatni duart dhe këmbët me ujë të ftohtë.

Ushqim dhe pije

Rekomandohen ushqime të lehta dhe vakte më të vogla dhe më të shpeshta sepse nuk e rëndojnë organizmin dhe nuk e prishin përqendrimin. Ju duhet të merrni shumë fruta, pije joalkoolike, lëngje frutash të shtrydhura ose ujë mineral.

Këto pije nuk duhet t’i përdorni kur janë plotësisht të ftohta. Pijet e ftohta e lodhin trupin dhe mund të veprojnë si një goditje për trupin. Sa më e lartë të jetë temperatura në makinë, aq më shumë trupi do të ketë nevojë për pije freskuese.

Gjumi i shkurtër kur shfaqet lodhja

Në ndjenjën e parë të lodhjes, duhet të ulni sediljen dhe të bëni një sy gjumë të shkurtër. Kafeja, çaji apo pijet energjike nuk mund të zëvendësojnë gjumin. /albeu.com/