Gurët në veshka janë depozitime minerale që formohen në organin përkatës. Dehidratimi është një nga faktorët më të mëdhenj kontribuues në formimin e gurëve në veshka.
Sidoqoftë, ekzistojnë mënyra natyrale për eliminimin e tyre. Ndiqeni listën e rekomandimeve të mjekësisë alternative, për largimin sa më të shpejtë të tyre në rast të shfaqjes:
Uji
Ekspertët rekomandojnë pirjen e tetë deri në 12 gotave me ujë në ditë, për të ngadalësuar formimin e gurëve në veshka.
Lëngu i limonit
Sipas ekspertëve shëndetësore, konsumimi i ujit me lëng limoni në mëngjes dhe disa orë përpara darkës ndihmon në eliminimin e gurëve të depozituar në veshka.
Borziloku
Përbërësit e borzilokut ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të acidit urik duke vështirësuar formimin e gurëve në veshka.
Uthulla e mollës
Acidi nitrik, pjesë përbërëse e uthullës, ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Rekomandimi i mjekësisë natyrale është mbushja e një gote me uthull molle dhe ujë dhe të konsumohet dy herë në ditë, përpara vakteve për tretjen e gurëve.