Keni frikë se partneri po iu tradhton? 11 veprime që do ta nxjerrin në shesh të vërtetën

Mund të mos jenë mënyrat më të mira sa i përket respektimit të privatësisë, por nëse partneri po iu tradhton do ta kapni me presh në dorë.

Nganjëherë, vetëm e di se partneri juaj nuk është besnik, nuk e dini se si ka ardhur kjo ide por e keni një ndjenjë në trupi tuaj, shkruan lajmi.net.

Mund të jeni përpjekur të flisni me partnerin tuaj por ata iu largojnë të gjitha dyshimet dhe iu thonë se vetëm po bëheni paranojake.

Por nëse ju mendoni se ai me të vërtetë po iu tradhton, ne kemi renditur këtu disa veprime që mund të bëni që do ta nxjerrin të vërtetën në shesh.

Këto janë 11 mënyrat si mund ta kapni partnerin:

  1. Shikojini të gjitha shenjat – a kanë nisur të ndryshojnë sjellje kohët e fundit? Vishen më bukur, ushtrojnë në palestër, përdorni një parfum të ri. Këto ndryshime mund të duken spontane por nuk janë ashtu gjithmonë.
  2. Vizitojeni pa i treguar paraprakisht – kohë pas kohë, shkoni pa e lajmëruar tek puna e tij ose shtëpia e tij. Mos e bëni të dukshme që po e spiunoni por gjeni ndonjë arsyetim për këtë. Nëse ai po të tradhton, ai do të nevrikoset dhe do të jetë i pakënaqur.
  3. Kontrolloni koshin e plehrave – në rastin më të keq, do të gjeni persevativ të përdorur, ose në koshin e plehrave në kompjuterin e tij do të gjeni ndonjë fotografi ose ndonjë dëshmi të çfarëdo forme, shkruan lajmi.net.
  4. Kontrolloni telefonin e tyre – a e mbanë partneri juaj telefonin gjithmonë me vete edhe kur shkon në banjë? Nëse kjo ndodhë gjatë një lidhje, me shumë gjasë ata po fshehin diçka. Nëse ata i kanë vënë fjalëkalim telefonit, kanë fshirë thirrjet, mesazhet etj, ata janë duke fshehur diçka.
  5. Bëni seks spontan – kjo funksionon më së miri nëse jeni një femër. Nëse partneri juaj është vonë për shkak të një vonese të paparashikuar, kur të vijnë në shtëpi mos filloni një zënkë, por provoni të inicioni seks menjëherë. Nëse ai iu shtynë ose reagon nevrik, atëherë me shumë gjasë ai nuk mund të bëjë seks sepse është i lodhur aty poshtë.
  6. Ndiqe pas një zënke – Shpeshherë tradhtarët nisin një zënkë pa nevojë, që të kenë një arsyetim të dalin nga shtëpia që të kryejnë aktet e veta. Ndiqeni pas dhe përpiquni të mos iu shohin, nëse iu kapin, atëherë gënjeni se po përpiqeni të kërkoni falje.
  7. Iu ka ndryshuar orari i gjumit – nëse partneri juaj po iu tradhton, orari i gjumit do të ndryshoj. Do të rrinë zgjuar më shumë, do të largohen nga dhoma e gjumit gjatë natës më shpesh etj, shkruan lajmi.net.
  8. A ka nevojë për hapësirë? – a iu kanë kërkuar hapësirë shumë më shumë se më parë kohët e fundit? Ata e urrejnë të përgjigjen në pyetjet tuaja, nevrikosen nëse nuk iu lini kohë të qëndrojnë vetëm etj.
  9. Reagojnë shumë – nëse ata janë në telefon dhe i afroheni pa iu vënë re, a reagojnë shpejtë? Nëse përpiqen të fshehin çfarë ishin duke bërë, atëherë ishin dukë bërë diçka që nuk donin ti ta kuptoje.
  10. Ndryshime në orar – papritmas, partneri juaj mbetet në punë më gjatë, del më shpesh me miqtë e tij të vjetër etj, epo është koha të bëni kujdes. Nëse ai nuk iu fton të dilni bashkë me miqtë, ose thotë se ishte në punë deri tani por duket i relaksuar dhe jo i lodhur, bëni kujdes.
  11. Etika e telefonit – nëse partneri nga asgjë hiqi tani ka nevojë të ketë privatësi teksa flet ën telefon, tingëllojnë çuditshëm kur ju hyni në dhomë kur ata janë në telefon, kanë numra të pa regjistruar që bisedojnë me ta, atëherë shenjat janë aty.


Shtuar 31.03.2021 21:02