Keni bërë plane për fundjavë? Sinoptikani Hakil Osmani: Ja çfarë do të ndodhë me motin gjatë kësaj jave (VIDEO)

Në një intervistë për “Ora News”, sinoptikani Hakil Osmani, ka folur nga “Meteoalb”, ku bëri me dije se moti gjatë ditës së sotme, do të vijojë të jetë i qëndrueshëm.

Ndërsa tha se nga dita e nesërme do të rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, që do të shoqërohen edhe me rënie të temperaturave.

Kjo situatë, tha Osmani, do të vijojë deri ditën e premte, ku do të shënohen dhe rritje të temperaturave.

Ndërsa për fundjavën, Osmani theksoi se ka sinjale që të vijojnë reshjet e shiut, të cilat tha ai, do të jenë në formën e rrebesheve.

 


Shtuar 10.02.2025 12:24