Këngëtarja greke Paulina Voulgaraki u shfaq me dorë të fashuar gjatë një emisioni ku ishte e ftuar.
Ajo tregoi se ishte aksidentuar në ditën e fundit të vitit 2022 dhe ishte kafshuar nga qeni i saj.
“Viti im filloi paksa i çuditshëm. Fatkeqësisht, qeni im më kafshoi dhe është një histori e trishtuar, por besoj se me këtë, të gjitha të këqijat e 22 janë zhdukur dhe unë jam gati të pres me optimizëm 23”, tha Pavlina Voulgaraki.
/Albeu.com.