Mevlan Kurtishi ishte i ftuar sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku tregoj pak mbi rrugëtimin e tij artistik dhe atmosferën e Fiter Bajramit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Djali nga Shkupi prej 5 vitesh është kthyer në një nga zërat më të dëgjuar ndërkombëtarisht në leximin e Kuranit dhe këndimin e Ilahive. Me një numër rekord klikimesh në platformat online dhe milliona ndjekës nga e gjithë bota, Mevlani shprehu se me zërin e tij ka prekur njerëz të të gjitha besimeve.
“Edhe komunitetin që e kam, shumica e komenteve vijnë nga persona jo nga besimi islam por nga besime të tjera të cilët gjejnë qetësi ndoshta në zërin, meloditë apo stilin e këndimit. Më motivojnë shumë sepse shoh një dritë jeshile dhe po bëj një ndryshim të paktën.”
Prej fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Mevlani qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, aty ku ka kontakt të vazhdueshëm edhe me komunitetin shqiptar.
“Në Emiratet e Bashkuara Arabe kam qenë që në fillim të Ramazanit. Unë njoh shumë student shqiptar, pasi jam vetë studenti i parë shqiptar në universitetin ku kam studiuar këtu. ka edhe biznesmen që operojnë këtu. “
Për të mësuar më tepër, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në YouTube.