“Kemi mbledhur kërpudha në pyll”, del fotoja pak para fundit tragjik të tre familjarëve nga Kosova (FOTO LAJM)

Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja tragjike e tre familjarëve nga Kosova në Durrës.

Ashtu sikundër është raportuar edhe më herët, familja Haliti, nëna, djali dhe nusja ishin helmuar nga konsumimi i kërpudhave, duke i marrë atyre jetën.

Sipas familjarëve, nënë, bir e nuse kishin shkuar në pyll dhe kishin mbledhur kërpudha, të cilët i kishin konsumuar atë ditë.

Pasi kanë shfaqur shenja helmimi, kanë shkuar në qendrën Shëndetësore të Manzës ku kanë marrë serum dhe më pas janë përcjellë për në banesë.

 Por në shtëpi, duket se gjendja e tyre është përkeqësuar më shumë deri sa ka shkuar ambulanca nga Tirana i ka transportuar për në spital. Vëllai i viktimës, tha se i kishin dërguar një foto ku i kishin treguar se ishin në pyll dhe po mblidhnin kërpudha.

“Vëllai me çoi këtë foto dhe më tha që po kalojmë mirë, kemi mbledhur kërpudha ne pyll. Djali ka ardhur pasi mësoi se familjaret u shtruan në spital.

Në polici djali tha se vëllai, nëna dhe kunata kanë konsumuar kërpudhat e mbledhura në pyllin e Lalzit. Djali do tërheqë trupat nga morgu i Tiranës, për t’i çuar në Gjilan ku do bëhet varrimi i tyre”, tha familjari.

Ndërkohë policia ka proceduar dy mjekët e spitalit.

Shtuar 9.05.2021 09:05