Këlliçi thirrje Ramës: Largo policinë nga godina e PD, s’ka nevojë të mbrohet nga askush (VIDEO)

Kryetari i Komisionit të përkohshëm të ngritur nga Kuvendit Kombëtar të PD, Belind Këlliçi i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largojë makinat e policisë nga selia e PD.

Këlliçi tha se PD nuk ka nevojë të mbrohet nga askush përveç dy rojeve që ndodhen zakonisht atje.

Madje ai shkoi edhe më tej, kur e quajti provokim veprimin e fundit të policisë për të mbrojtur godinën nga demokratët.

“Kam një thirrje drejtuar Edi Ramës. Jemi informuar që makina policie ndodhen rreth selisë së PD. PD e mbrojnë vetëm dy rojet Papi dhe Iliri. I bëj me dije kryeministrit që nuk ka nevojë të mbrohet selia e PD. PD është e demokratëve dhe nuk ka nevojë të mbrohet nga askush”, tha ai.

Pavarësisht numrit të madh të forcave të rendit përreth, situata në selinë e PD-së duket mjaft e qetë, siç duket edhe në videon e mëposhtme./albeu.com/