Këlliçi: Po ju tregoj kush është i vetmi organ legjitim në PD

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka deklaruar se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, është I vetmi organ legjitim në PD.

Komentet Këlliçi i bëri në ABC ku ishte i ftuar, për të diskutuar mbi zhvillimet e reja në PD pas vendimit të Gjykatës.

Ai tha se jo vetëm me vendim gjykate, por mjafton të shohësh Kuvendin e 11 Dhjetorit për të parë se kush është shumica.

Këlliçi tha se Kuvendi i 11 Dhjetorit i shkarkoi edhe kryetarin, edhe 4 nënkryetarët edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, prandaj sot këto funksione janë ilegjitime, dhe i vetmi organ legjitim në PD është grupi parlamentar, pasi deputetët janë zgjedhur me votë popullore.

“Organi i vetëm legjitim dhe përfaqësues sot në PD është grup[i parlamentar sepse janë të gjithë të zgjedhur me votë nga shqiptarët. Jo vetëm vendimi i Gjykatës por mjaftonte Kuvendi i 11 Dhjetorit për të kuptuar kush është mazhoranca. Kuvendi i 11 dhjetorit ka marrë një vendim për të shkarkuar 4 nënkryetarë, Sekretarin e Përgjithshëm”, tha Këlliçi./albeu.com/