Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka ndarë foton e të voglës së Kejdit.
Kryemadhi ka zbuluar edhe emrin që Kejdi i ka vendosur të voglës së saj, Laura.
“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë yllin e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit. Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”, shkruan Kryemadhi./albeu.com/