“Ke zgjedhur pleq me kollare, shko me thellë”, Rama-komentuesit: Për të parë, nuk ma kalon dot askush

Ditën e djeshme kryeministri, Edi Rama në profilin e tij në “facebook” ka postuar një video të qytetarëve të cilët janë pyetur nëse qeveria duhet të tregohet më e ashpër jo vetëm me subjektet, po edhe me individët që ndotin hapësirën publike. E gjitha kjo në kuadër të Këshillimit Kombëtar, platformë të cilën qeveria e ka marrë së fundmi.

Si në çdo postim, komentet e qytetarëve që kritikojnë dhe i japin “mend” kryeministrit dhe përgjigjet e këtij të fundit me arrogancë  janë kthyer në modë tanimë.

Një nga komentet më epike që ka marrë më së shumti vëmendje ka qenë: “Ke zgjedhur pleqtë e rregulluar, të veshur, të larë… ata që nuk presin te jetojnë me pension 100 mijë leke. Pa shko ca më thellë dhe merri rradhë ti shohësh se si janë pleqtë sot”.

Përgjigja e kryeministri: “I shoh të tërë se ma do detyra, kështu që në të shikuarit e njerezve, punëve, gjerave në Shqipëri nuk ma kalon dot askush sepse thashë, ma do detyra, e cila me ka mësuar se Shqipëria reale është ku e ku më ndryshe se sa çfarë komentojnë disa që vetëm zi u shikojnë sytë dhe u flet goja”. /albeu.com


Shtuar 2.03.2022 12:31