KE ka deklaruar se nuk do të marrë për përdorim 100 milionë vaksina të AstraZeneca, duke vendosur të mos rinovojë kontratën me kompaninë Anglo-suedeze.
Sipas marrëveshjes midis BE dhe AstraZeneca, një total prej 400 milion doza të vaksinës do të shpërndahen në 27 shtetet e saj anëtare, nga të cilat 100 milion do të dorëzohen vetëm nëse Komisioni rinovon kontratën, por ka vendosur që të mos e bëjë.
Përfaqësuesi vuri në dukje se Komisioni po shqyrton të gjitha mundësitë dhe vendimet përfundimtare do të merren në konsultim me 27 Shtetet Anëtare të BE-së.