Keni kërkuar prova për Berishën “Non Grata”? Si përgjigjet Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Radari Informativ” në ABC është pyetur nëse ka kërkuar prova për ish-kryeministrin Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga Amerika. Basha, në lidhje me këtë ka thënë se nuk dëshiron të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: A besoni ne akuzat e ngritura nga DASH kundër Berishës?

Basha: Qëndrimi im mbetet i njëjtë dhe nuk jam unë që e komentoj këtë vendim. Vendimi është marrë pas një seri ngjarjesh. Bindja ime ka qenë dhe mbetet kjo: Interesi as i Sali Berishës dhe as i Lulzim Bashës nuk do të prevalojë mbi interesat e demokratëve dhe PD-së. Kam marrë vendimin më të vështirë. Heqja e përgjegjësisë nga vetja ishte më e lehtë. Kam marrë vendimin me kostot më të larta. Nuk kam ndërmend të pështyj në asgjë të përbashkët në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Kemi patur arritje për Shqipërinë. Kemi pasur dhe ne problemet tona. Ajo që ka ndryshuar është domosdoshmëria për ruajtjen e raportit me SHBA-të.

Pyetje: Keni kërkuar te shihni provat për Berishën?

Basha: Kam peshën e rëndë të përgjegjësisë, me barrën që na është shumëfishuar nga shpallja non grada e Berishës dhe më pas sjelljes së tij, mos më bëni pyetje mua por pyesni Amerikën që ka shpall atë vendim. Unë kam marr vendim për një komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët amerikanë, skam ndërmend të komentoj këtë vendim, përgjegjësia ime është përballë me regjimin dhe jo të qëndroj në lakun që kërkon të na lidhë këmbët. Këto janë gjëra që nuk kalohen lehtë, shikoni arkivat e medieve dhe aty i kam thënë faktet qëndrimet dhe PD dhe kryetari duhet të merrte vendimin që tashmë është publik./albeu.com


Shtuar 30.11.2021 19:42