Dy persona që dyshohet të ishin pjesë e atentatit të dëshuar janë arrestuar nga policia. Mësohet se njëri prej të arrestuarve është Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe tjetri është Arsen Preci.
Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy mjete identifikuese të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut sipas Report Tv.
Atentati i djeshëm dështoi pasi dhjetëra forca policie kanë rrethuar makinën BMW X6 në bordin e të cilës janë sekuestruar 3 armë të llojit kallashnikov, dhjetëra fisheke, si dhe 2 shishe me lëndë ndjekëse, gati për atentat.
Makina ishte fshehur në një magazine të braktisur, afër shtëpisë së Erion Alibej, një person shumë i njohur i institucioneve ligjzbatuese.
Arben Spahiu është vëllai i Arjan Spahiut ose siç njihej ndryshe “Arjani i vogël”, i cili u ekzekutua disa muaj më parë në Belgjikë. Ndërkohë, Erjon Alibej gjendet u arrestuar me akuzën e prokurorisë për vrasjen e Riger Runajt dhe Emiljano Ramazanit si hakmarrje për ekzekutimin e vëllait të tij, Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në Elbasan bashkë me dy persona të tjerë.
Prorokuroria dyshon se vrasjet në Elbasan po ndodhin për shkak të prishjes së pazareve të drogës duke sjellë një numër të madh viktimash. /albeu.com