Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta mes kreut të grupit parlamentar të PS-së dhe ish-kryeministri SalI Berisha.
Balla përmendi Berishës se nuk kishte uruar Pavarësinë e Kosovës, dhe kaq mjaftoi që Berisha të ngrihej dhe të replikonte.
“Gjykata i cilësoi ato që nxori nga goja si shpifje, dhe vetëm shpifje. Nuk e uroj unë Kosovën për Pavarësinë këtu në Parlament, pasi ishit ju që nuk votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.
Nuk mund të uroj me ju se kreu juaj është një vasal i Vuçiçit që lobon për të në SHBA dhe sulmon Sali Berishën.
Asgjë nuk të shpëton ty nga lidhjet me krimin, sipas raportimeve, agjensitë e Francësm, Italisë, Hollandës, janë identifikuar lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë në Shqipëri…”, tha Berisha, teksa Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën./albeu.com