KE: Bullgaria dhe RMV-ja të evitojnë tensionet e panevojshme

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë dialogu dhe të shmangin tensionet e panevojshme, kumtoi Komisioni Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.

“E ndjekim me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që lidhen me marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në këtë kontekst nevojiten përpjekje nga të gjitha palët për të promovuar një atmosferë dialogu dhe respekt të ndërsjellë dhe për të shmangur tensionet e panevojshme”, theksoi KE për BNT.

Brukseli nuk i ka komentuar zhvillimet në kufi më 4 shkurt. Ata thonë se nuk komentojnë hetimet në vazhdim apo procedurat ligjore./Alsat/


Shtuar 10.02.2023 14:11