Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami, u shpreh se nuk e merr për bazë videon e Kastriot Rexhepit, deri në momentin kur ky i fundit të paraqitet fizikisht.
Sipas Kasamit ai mund të jetë nën kushtet e dhunës fizike e psikologjike gjatë momentit që po bën ato deklarata.
“Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, tha Kasami./albeu.com