KAS rrëzon kërkesën e PD-LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesat ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.

Vendimi u mor me shumicë votash, 3 me 2. Vendimi është i ndërmjetëm pasi për qarkun e Beratit është edhe një ankimin tjetër i LSI i cili ka kërkuar rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për këtë zonë zgjedhore.


Shtuar 19.05.2021 18:10