“Karriget janë të popullit, prapanicat tuajat”, Salianji-deputetëve socialitë: Nuk do ju lejomë ta tallin me qytetarët  

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në Facebook në lidhje me kaosin në Kuvend, ku karriget e deputetëve të PS-së janë grumbulluar nga ligjvënësit e opozitës në mes të sallës.

Kjo solli dhe një përplasje mes dy grupeve, ndërsa Salianji shprehet përmes një postimi se karriget janë të popullit, ndërsa prapanicat janë të deputetëve.

“Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve, nuk do i lejojmë ta tallin me qytetarët!

Nuk ka normalitet nëse nuk zbatohet KUSHTETUTA!”, shkruan ai.


Shtuar 2.11.2023 10:13