Karamuço parashikon pasojat e rrjedhjes së të dhënave: Skenarët janë të frikshëm

Sulmet kibernetike iraniane, treguan se sistemi online në Shqipëri është tërësisht i pambrojtur, se miliona euro të investuara për sistemin online në të gjitha institucionet shtetërore nuk kanë filtra sigurie.

Tregoi se sot në vitin 2022 jemi kthyer 20 vjet pas, në kohën e bllokut dhe letrës kopjativ.

“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit kriminal, të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat kriminale janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurië publike. Mund të ketë përplasje, rivalitete, vrasje të dëshmitarëve, vrasje të oficerëve të policisë, të operative që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin,” u shpreh eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço për emisionin “Vetting”.


Shtuar 24.09.2022 21:45