Kapja e sasisë tjetër të kokainës në Durrës, çfarë informacioni dha DEA që shtoi kontrollet në kontenjere

Ditën e djeshme në port të Durrësit është kapur një sasi tjetër kokaine në një kontenjer që vinte nga Amerika Latine në llogari të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Sasia e gjetur nga Task Forca permanente që vepron në Port ishte 6.5 kg kokainë, ndërsa më herët, më 17 korrik, u kapën 11. 65 kg kokainë të fshehura në kontejner, që vinte po në llogari të kompanisë së lartpërmendur.

Arsyeja pse ka vijuar kontrolli i të gjithë kontenjerëve është sepse ka pasur informacion se kishte me shume drogë dhe jo vetëm 11.65 që u gjetën 10 ditë më parë.

Ka qenë DEA amerikane që ka njoftuar se droga në kontenerje ishte më shumë sesa 17 kg.

Për këtë operacion janë arrestuar Bajron Gumeni, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Eduart Dauti. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një punonjës, Jurgen Osmani.

Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Porin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë për dosjen hetimore të kokainës që u kap në Portin e Durrës disa ditë më parë. Dosja hetimore për 11.6 kg kokainë që u kapën në një kontejner me banane në Portin e Durrësit i ka kaluar SPAK-ut./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 10:40