Kapet një sasi e madhe droge në Malin e Zi, kamioni me targa shqiptare (FOTO LAJM)

Një sasi e madhe marijuanë është sekuestruar në Bozhaj të Malit të Zi.

Në pikën kufitare Bozhaj, doganierët dhe punonjësit e policisë mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar marijuanën, sasia e së cilës do të përcaktohet gjatë ditës.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit  “Vijesti”, në pikën kufitare Bozhaj është realizuar me sukses në mëngjes sekuestrimi i drogës.

“Aktivitetet e kordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Bozaj në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (barishte të thata), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike skunk.

I njëjti bashkëbisedues sqaron se kamioni me ngarkesën barnera medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke transituar përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

“Me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe sjelljen profesionale të zyrtarëve të UP-së dhe UPC-së, është penguar edhe një tentativë për kontrabandë me narkotikë”, tha agjenti i Doganës. /albeu.com/

Foto: Privatna arhiva

droga GP Božaj, marihuana, marihuana Božaj

 

droga GP Božaj, marihuana, marihuana Božaj

droga GP Božaj, marihuana, marihuana Božaj

 


Shtuar 15.01.2022 14:02