Kapet me drogë shqiptari në Itali

Një 25-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bashkë me shqiptarin u arrestua gjithashtu edhe një 45-vjeçar nga Zvicra. Mediet në Itali raportojnë se nga kontrolli fizik i kryer nga policia shqiptarit iu gjetën më shumë se 400 gramë heroinë dhe disa gramë kokainë.

Më pas, policia kreu një kontroll edhe në shtëpinë e 45-vjeçarit nga Zvicra, në të cilën u gjetën një sasi tjetër heroine dhe disa franga cash.

Të dy dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të madh të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali. Ata u dërguan në burg dhe po mbahen derisa gjykata të japë dënimit për veprat e tyre kriminale./albeu.com/


Shtuar 26.07.2023 07:45