Kapet me drogë 29-vjeçari në Korçë, vihet në pranga (VIDEO)

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Korçë pasi në automjetin e tij, tip “Benz”, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Vakumi”.

Operacioni, pas një hetimi 1-mujor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike, heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, fara kanabisi, një grirëse për lëndë narkotike dhe 3 peshore elektronike.

Vihet në pranga 29-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike dhe organizator i shpërndarjes së saj.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, pas një hetimi 1-mujor të kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Vakumi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Ç., 29 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet hetimore të kryera, provat ligjore të grumbulluara gjatë operacionit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Republika”, në automjetin e tij tip “Benz”, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen nr. 18, Korçë, iu gjetën rreth 290 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 560 gramë lëndë e dyshuar kanabis, fara kanabisi, 3 peshore elektronike dhe 1 aparat për mbylljen e qeseve me vakum, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shtuar 20.11.2022 10:43