Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare dhe banim në Villa di Briano, u kap me një kilogram kokainë nga policia e Torre Annunziata.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia ndaloi shqiptarin i cili po udhëtonte me një Ford Focus.
Nga kontrolli i automjeteti, brenda një pakoje të fshehur nën sediljen anësore të pasagjerit, u gjet lënda narkotike me peshë 1 kg, e cila pas testit u konstatua se ishte kokainë. Droga u sekuestrua së bashku me një celular.
39-vjeçari shqiptar u dërgua në burg./Albeu.com