Kapet “mat” trafikanti i kokainës në Tiranë, dy zonat ku shiste mallin

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 29-vjecar në Tiranë pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Policia dyshon se i arrestuari e shiste kokainën në zonën e ish-Parkut dhe atë të laprakës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. L., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, sasi të cilën dyshohej se e shiste në zonën e ish-Parkut dhe Laprakës. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 27.08.2021 14:47