Ditën e sotme, autoritetet malazeze së bashku me ato serbe, kanë sekuestrur një ngarkesë prej 500 kg kokainë në pikën kufitare Gostun në rrugën drejt Serbisë nga Mali i Zi, e fshehur në një kamion-cisternë.
Mediat malazeze, bëjnë me dije se është arrestuar nga policia serbe drejteusi i kamionit Miroslav Gjuriqin nga Loznica, kompania e të cilit është e regjistruar në Danilovgrad.
Në regjistrin e Gjykatës Ekonomike, kompania “Rojal šped” është themeluar më 02.06.2021, për transportin rrugor të mallrave, me kapital total prej një euro, dhe pronar dhe themelues është shtetasi serb Miroslav Gjuriq.
Vitin e kaluar kompania ka pasur qarkullim të vogël, duke u nisur nga pasqyra financiare e dorëzuar në Drejtorinë e të hyrave dhe doganave.