Kapen dy shqiptarë në Itali, qarkullonin me drogë dhe mijëra euro cash me vete

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapen me drogë në makinë.

Mediet vendase bëjnë me dije se policia gjeti në makinën e shqiptarëve gjysmë kilogram kokainë dhe 35. 800 euro cash. Droga e cila u sekuestrua vlerësohet me rreth 250 mijë euro, nëse do shitej të ndara në doza.

Shqiptarët u arrestuan gjatë një kontrolli rutinë, por më pas efektivët nisën të dyshonin se ata po fshihnin diçka në makinë. E për rrjedhojë nisën të kontrollonin mjetin e tyre./albeu.com/


Shtuar 25.05.2023 18:33