Dy ngarkesa me drogë janë kapur në kufirin greko-shqiptar, ku policia greke ka pikasur një mjet ne Eptahoriu, i cili nuk i ka ndaluar thirrjes së policisë, duke i dhënë më shumë gaz mjetit për t’i shpërtuar patrullës.
Drejtuesi, shtetas shqiptar ende i paidentifikuar, braktisi mjetin dhe u largua me vrap ndërkohë që pasagjerja, një femër greke, u arrestua në flagrancë. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 74 pako me 76 kg 500 gram marijuanë.
Pranë vendit të ngjarjes u gjet edhe një mjet tjetër, që rezultoi të ishte marrë me qira nga shtetasja greke me qëllim kontrollin e rrugës, por ishte braktisur për shkak të një defekti.