Rusët kanë filluar ti ndjejnë pasojat e luftës, nga sanksionet e vendosura në vendin e tyre, supermarketet janë bosh, po ju mbarojnë ushqimet bazë. Nga publikimet e disa videove dhe fotove nga supermarketet e tyre duket qart se raftet janë boshë.
Liubov Tsybulska, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, postoi një video në Tëitter.
“Njerëzit në Moskë rrihen për SHEQERIN. epo, të dashur qytetarë rusë, ky është vetëm fillimi” shkruan Tsybulska.
Nga pamjet e një supermarketi me emrin Perekryostok, në Moskë njerëzit duken si zihen për produktet pasi ato janë në mbarim, një kaos tregohet nga këto pamje. Qytetarët rus duken në pamjet e filmuara, teksa shtynë njëri-tjetrin për të marë ushqimet bazë, pra kush të mari i pari nga mungesa e produkteve.
People in Moscow fighting for.. SUGAR. Well, dear Russian citizens, this is only beginning. pic.twitter.com/dsS4qb7QkI
— Liubov Tsybulska (@TsybulskaLiubov) March 14, 2022