Parisi është përfshirë nga një valë protestash gjatë 3 ditëve të fundit kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ditën e sotme policia ka ndërhyrë duke ndaluar qindra makina të cilët tentuan të hyjnë në kryeqytetin francez.
Efektivët e policisë kanë përdorur dhe mjete si gaz lotsjellës apo dhe bomba tymuese si përpjekje për të shpërndarë turmat.