Kaos në Rinas, bie sistemi TIMS/ Deputeti: Mos duhet të kalonte ndonjë mik i Qeverisë?

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, e ka konsideruar skandal, situatën që po ndodh sot në Rinas, ku Sistemi TIMS ka rënë dhe atje është krijuar kaos.

Gështenja ka ngritur dyshime se cila është e vërteta që qëndron pas kësaj, punë hakerësh apo mos ndoshta duhet të kalonte dikush në aeroport pa u regjistruar?!

Skandal, denoncoi ai në Fb. – Bie Sistemi TIMS, kaos në aeroportin “Nënë Tereza”. Hyrje-daljet e qytetarëve shënohen në bllok. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet, është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria.

Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë. Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” ngriti pikëpyetjen, deputeti.


Shtuar 31.03.2024 10:33