Performanca e Justin Bieber në Kaliforni të premten mbrëma u pasua me të shtëna armës, ku pas koncertit u plagosën me armë 3 persona.
Përleshja mes personave që ishin në koncert ndodhi në orën 02:45 të mëngjesit. Nga të shtënat mbetën të plagosur një 19-vjeçar, një 60-vjeçar dhe një 24-vjeçar. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles.
Në lidhje me ngjarjen, ende nuk ka asnjë të arrestua, ndërsa hetimet vazhdojnë./albeu.com