Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Krujë pasi ka kanosur me armë zjarri një 35-vjeçar së bashku me djalin e tij. Ky i fundit është shpallur në kërkim. Gjithashtu 51-vjeçari akuzohet dhe për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë konstatuar lidhje të paligjshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 51 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, si dhe shpallën në kërkim djalin e tij, shtetasin M. P., 26 vjeç, banues në Krujë, sepse dyshohet se kanë kanosur me armë zjarri shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Kurbin. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com